Valon Syla: Ju kam thënë se gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bëjnë shllajfa e shtyhen në autostrada

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas lajmeve se dy kosovarët që u dë*nuan për tejkalim të shpejtësisë në Shqipëri, i kishin marrë me qera në Zvicër veturat me të cilat po bënin gara.
Syla ka shkruar në Facebook se kishte thënë më moti se gërrnaçat (siç i quan ai një pjesë të mërgimtarëve) i marrin veturat me qera dhe bëjnë gara nëpër autostrada.

“Ju kom thonë që gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bojnë shllajfa… edhe shtyhen nëpër autostrada. Më shajshit. Hajt se bindeni. A pi mshoni boksit te Ministria e Kulturës?”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, dy kosovarët janë dë*nuar të martën nga policia e Fierit, për tejkalim të shpejtësisë në autostradë.StrugaLajm

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se njëri nga ta po voziste veturën e tipit Lamborghini, ndërsa tjetri BMW.
Ata nuk u ndalën në radarin e policisë, por u kapën nga këta të fundit në një postbllok tjetër.StrugaLajm

Ndërkohë që mediat zvicerane kanë bërë të ditur sot se veturat të cilat kanë qenë duke i vozitur kosovarët, janë marrë me qera në Zvicër, atje ku edhe jetojnë ata.

In : Aktuale

Loading...
loading...