Variantet e virusit: Çfarë janë dhe përse po shohim kaq shumë tani?

Miliona, në mos miliarda viruse individuale gjenden brenda të gjithë atyre që vuajnë nga COVID-19. Secili, kur hyn në një qelizë njerëzore dhe përsëritet, ka potencialin të prodhojë një mutacion që çon në një variant të ri. Por shumica jo. Dhe madje shumica dërrmuese e atyre që ia dalin, krijojnë variante që nuk janë domethënëse

Varianti i Kentit, varianti i Afrikës së Jugut, varianti i Brazilit – duket se çdo ditë një variant i ri i koronavirusit përhap frikë mes nesh dhe u bie kambanave të alarmit në të gjithë botën. Shqetësimi se variante të reja – ende të papara ose të zbuluara – mund të shfaqen nga hiçi, kanë trazuar qeveritë, ndërkohë që disa prej tyre, si Mbretëria e Bashkuar po mendon të mbyllë kufijtë në një mënyrë të paprecedentë. Në të njëjtën kohë, i ashtuquajturi variant i ri, i quajtur gjithashtu variant anglez, i cili u zbulua për herë të parë në Kent dhe Londër, është fajësuar për një rritje dramatike të rasteve në të gjithë Anglinë jugore, dhe tani po përhapet edhe gjetkë me shpejtësi marramendëse. Por pse po shfaqen kaq shumë variante tani dhe a duhet të shqetësohemi kaq shumë për to?LAJME TË NGJASHMEShk 6, 2021

PËRSE NDODHIN? Një virus si SARS-COV-2 riprodhohet vetë duke hyrë në qelizat e njeriut dhe duke u vetëkopjuar. Më pas, këto kopje përhapen tek njerëzit e tjerë. Herë pas here, gjatë riprodhimit ndodh një gabim, që shkakton një mutacion. Kjo grimcë e virusit që ka pësuar mutacion quhet variant i origjinalit. Disa variante kanë një avantazh që i bën më të fortë se të tjerët. Dhe kjo mund të nënkuptojë që, ata bëhen forma dominuese e virusit.

SI NDODHIN VARIANTET? Miliona, në mos miliarda viruse individuale gjenden brenda të gjithë atyre që vuajnë nga COVID-19. Secili, kur hyn në një qelizë njerëzore dhe përsëritet, ka potencialin të prodhojë një mutacion që çon në një variant të ri. Por shumica jo. Dhe madje shumica dërrmuese e atyre që ia dalin, krijojnë variante që nuk janë domethënëse. Problemi është kur ndodhin variante që kanë një avantazh, që i bën ato edhe më të rrezikshme për njerëzit.StrugaLajm

PSE PO SHOHIM MË SHUMË PREJ TYRE TANI? Variantet mund të ndodhin vetëm nëse njerëzit janë të infektuar me virus – sa më shumë njerëz që infektohen, aq më shumë ka gjasa që të ndodhin variante. Në ditët e para të pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve ishte relativisht i ulët. Tani, më shumë se 100 milionë njerëz kanë dalë pozitivë, por shumë më tepër mendohet të jenë infektuar. Kjo ka bërë që deri më tani të identifikohen mijëra variante – një numër i madh i tyre nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica dërrmuese nuk kanë rezultuar domethënëse dhe disa thjesht janë zhdukur. Por, pasi më shumë njerëz kanë marrë sëmundjen dhe janë përpjekur ta kapërcejnë atë, ekspertët thonë se ka të ngjarë që virusi të ketë pasur më shumë mundësi për të prodhuar variante, që do të jenë në gjendje të luftojnë kundër përgjigjeve tona imune. Teoria është se, sa më shumë njerëz kanë sëmundjen dhe zhvillojnë imunitet, aq më të mëdha janë gjasat që të ndodhë një mutacion, i cili të jetë në gjendje të anashkalojë mbrojtjen që kemi zhvilluar kundër COVID, dhe të përfundojë si një formë më e rrezikshme e virusit.39Share

In : Aktuale

Loading...
loading...