Vdekja e Valdetes, humbje e madhe e UNT-së

 

Universiteti “Nënë Tereza” nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për humbjen e Valdete Hamitit, asistente e Fakultetit të Informatikës në këtë universitet, shkruan gazeta KOHA.

Postimi i plotë i Universitetit Nënë Tereza

“Një humbje e madhe për UNT-në

Me pikëllim ju informojmë se mes viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është edhe kolegia jonë MSc Valdete Hamiti, asistente në Fakultetin e Informatikës.StrugaLajm

Kolegët, por sidomos studentët humbën një profesoreshë të shkëlqyer, universiteti një kuadër tepër të çmuar.

Prehu në paqe kolege Valdete Hamiti!”, shkruan UNT në profilin zyrtar në Facebook. 

In : Aktuale

Loading...
loading...