Vdes dibrani helmohet nga gazi

Një 43 vjeçar nga Dibra vdiq si pasojë e helmimit me gaz. Ai u helmua më parë, por nuk pranoi të thërriste një mjek.

-Në orën 9:45 të mëngjesit të djeshëm, në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër nga Spitali i Përgjithshëm në Dibër, është raportuar se një pacient është sjellë në departamentin e urgjencës në gjendje të pavetëdijshme dhe pa gjurmë të dukshme dhune, i cili pavarësisht ndihmës së ofruar mjekësore, ai vdiq, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB- Ohër.StrugaLajm

Ai shtoi se pas informimit të prokurorit publik dhe masave të marra, u konkludua se ishte A. I (43) nga Dibra.StrugaLajm

Sipas familjarëve, disa ditë më parë ai thithi gaz, ndërsa përpiqej të hapte një bombol gazi, pas së cilës ai nuk pranoi të telefononte një mjek. Trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes, tha Dimoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...