Vdes gruaja pasi lind fëmijën

Në spitalin për gjinekologji dhe akusheri Nënë Tereza në Çair të Shkupit, sot në orët e pasdites ka humbur jetën një grua si rezultat i shtatzënisë së komplikuar, njofton Koha.

Siç kumtojnë nga spitali, lehona ka pasur linde cezariane dhe ka lindur fëmijë të gjallë, ndërsa më pas gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe është transferuar në spitalin e qytetit në Shkup, ku edhe ka humbur jetën.

E ndjera ishte pranuar dje në spital me shtatzëni të rrezikshme në javën e 38-të të shtatzënisë, dhe paraprakisht kishte pasur dy lindje cezariane.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...