Vdes personi pasi gëlltiti drogë në vendkalimin kufitar

Një 37-vjeçar nga Zlletova vdiq mbrëmë pas gëlltitjes së materialit pluhur të panjohur në vendkalimin kufitar Dellçevë gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë, thonë nga Ministria e Brendshme.

Materiali i pluhur i gëlltitur nga i ndjeri është gjetur gjatë kontrollit në të. Rasti është lajmëruar në Prokurorinë Publike me urdhrërin e të cilëve trupi është dorëzuar për një autopsi.

Sipas policisë mbrëmë në një makinë “Mini Cooper” me targa bullgare të drejtuar nga D.A. (32) nga Zlletova ndërsa si bashkëudhëtar ka qenë 18 vjeçar nga Probishtip. Gjatë kontrollimit të personave dhe bagazheve të tyre personale, tek D.A. është gjetur një qese me një material pluhur të panjohur.StrugaLajm

Gjersa zgjatej procedura e kontrollit nga ana e doganierëve në një moment D.A. e merr qesen e najlonit e gris dhe gëlltit substancën e panjohur. Menjëherë është thirrur ekipi i ndihmës së shpejtë dhe D.A. u transferua në Qendrën Shëndetësore në Dellçevë, ku rreth orës 22:00 personi ka ndërruar jetë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...