Vdes shqiptari në Itali, makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë (VIDEO)


Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Itali. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Klodian Murrizi, i cili bashkë me një person tjetër po udhëtonin me një makinë Toyota Rav 4.

Mediat raportojnë se fuoristrada doli nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën 22-vjeçarit shqiptar dhe duke plagosur personin tjetër.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (26 janar) në rrugën Agazzana, midis Piacenzës dhe Gossolengos.StrugaLajm

Në vendngjarje shkuan forcat e polivisë, ambulanca dhe zjarrfikësja. Këta të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit në automjet. Autostrada u mbyll për disa orë deri në normalizimin e situatës.

Ndërkohë po punohët për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

In : Aktuale

Loading...
loading...