Një grua 22-vjeçare shtatzënë nga Shkupi humbi betejën me koronavirusin. Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja nuk kishte ndonjë sëmundje më parë.
Fillimisht ajo u shtrua në spital në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.
Më 26 nëntor, ajo u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtator” dhe u vendos gjatë gjithë kohës në një aparat respirator.