Veleshtari Blerton Sheji, grumbullohet në Kombëtaren Shqiptare U20

Talenti 17 vjeçar nga Veleshta e Strugës, Blerton Sheji, është ftuar nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit (U20) për ndeshjet e ardhshme të saj. Kombëtarja po zhvillon seancat stërvitore në Durrës ku do të qëndrojnë deri më 30 Janar. Gjatë kësaj periudhe, trajneri Ilir Biturku ka planifikuar të realizojë edhe një ndeshje miqësore me Skuadrën B të Partizanit ku do të provojë djemtë e rinj, që shihen si e ardhmja e futbollit shqiptar, njofton VOX Struga.StrugaLajm

Blerton Sheji, i njohur ndër tifozët struganë me emrin “Luçi”, aktualisht po luan me ekipin e KF Struga Trim Lum dhe janë në rrugë të mirë për ta çuar këtë ekip në elitën e futbollit të Maqedonisë.StrugaLajm

Sheji luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe është një ndër lojtarët kryesorë të FC Strugës, pavarësisht moshës së re. /VOX Struga/

In : Aktuale

Loading...
loading...