Velija Ramkoski,lirohet nga burgu pas 7 viteve!

Pas shtatë viteve të kaluara në burgun e “Idrizovës”, ish-pronari i televizionit A1, Velija Ramkovski sot është lënë i lirë.

Ai u dënua me 13 vite burg, por siç mësohet tani ka marrë leje të përkohshme për shërim, ashtu që sot u lirua nga burgu i Idrizovës.

Kjo do të thotë se ai pas disa muajve do të kthehet në burg. Por nëse deri atëherë do të kalojë 8,6 vjet burg, atëherë ai do të jetë tërësisht i lire, për shkak se ka mbajtur 2/3 të burgut. Me këtë i mundësohet lirim me kusht.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...