Vëllai i deputetit të Vevçanit e fiton edhe një tender

 Kompania e vëllait të deputetit Krsto Mukoski, ka marrë një tjetër tender nga Ministria e Arsimit me vlerë mbi 100,000 euro këtë vit.

Kompania nga Vevçani “Atrium” duhet të rinovojë një shkollë fillore në Probishtip. Për rehabilitimin e 13 shkollave në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit planifikon të shpenzojë rreth 1.5 milion euro të ndara në 13 kompani.

Përndryshe, ky është tenderi i gjashtë për gjashtë muaj për firmën e vëllait të Mukoskit, me vlerën e marrëveshjeve të biznesit të “Atrium” me shtetin që ngjitet në gati 1.1 milion euro.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...