Vendet ku ra më shumë shi në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit më së shumti shi ka rënë në Pozharanë dhe Lazaropole. Sipas matjeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sasia e reshjeve ka arritur në 65 litra për metër katror.

Deri në orën tetë të mëngjesit sot, janë regjistruar 58 litra për metër katror në Mavrovi Anovi, 57 në Dibër, 56 në Popova Shapka, 53 në Tetovë, 48 në Krushevë, 45 në Ohër, 31 në Shkup-Petrovec dhe Kriva Pallankë, 28 në Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë, 20 në Veles, 19 në Pretor, 14 në Prilep, 13 në Berovë dhe Topolçan, 11 në Manastir, 8 në Kavadarci, Vinicë dhe Strumicë, 7 në Shtip, 4 në Demir Kapi dhe 1 litër në Gjevgjeli.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të përkohshme shiu, kryesisht në pjesët lindore, me reshje të dendura në disa vende dhe shoqëruar me rrufe të rralla.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...