Vendoset,rruga Strugë-Qafë Thanë nga buxheti do marr 3 milionë euro

Qeveria me Buxhetin për vitin 2018 – ka parashikuar vetëm gjysmën e parave të nevojshme për ndërtimin e Qendrës kulturore dhe Teatrit në Tetovë. Sipas drejtorit të Qendrës kulturore Haki Fazliu nevojiten rreth 8 milionë euro, ndërsa në arkën e shtetit për vitin e ardhshëm ka vetëm 4 milion. Gjithashtu planifikohen para edhe për Teatrin shqiptar në Shkup. Nga ky institucion nuk tregojnë nëse këto mjete të parapara do të jenë të mjaftueshme për të përfunduar rinovimin e plotë të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor, por zëv/ kryeministri Hazbi Lika, siguron se ka një rritje të fondeve.

Për Muzeun e Alfabetit në Manastir planifikohen vetëm 42 mijë euro. Për Universitetin e Tetovës, pak më shumë se 5 milionë euro, dhe për Universitetin “Nënë Tereza”, rreth një milion e gjysmë. Sipas buxhetit që qeveria ka dorëzuar në Parlament është planifikuar dhe vazhdimi i aktiviteteve për ndërtimin e gazsjellësit në seksionin Shtip – Negotinë – Manastir dhe Shkup – Tetovë – Gostivar. Planifikohen para edhe për rehabilitimin dhe përmirësimin e rrjetit të kanalizimit në katër komuna Shkup, Kërçovë, Manastir dhe Tetovë. Paratë për ujësjellës dhe kanalizim ka edhe për zonën dhe vendbanimin Vizbeg, tre milionë euro për rindërtimin e aksit rrugor Strugë – Qafthanë, dhe rrugën Shkup – Bllacë. Janë paraparë edhe mjete për pastrimin e deponive të egra.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...