Vendosi tabelat “Shtëpia publike BDI”, thirret në polici! (Video)

Artanit herët në mëngjes i kishte ardhur një letër që duhet të paraqitet në polici. Pas marrjes në pyetje nga sektori për punë të brendshme në Tetovë ai thotë se po i bëhet presion politik.

“Në shtëpinë time dy policë kanë dërguar thirrjen për në polici në thirrje shkruhej ora 9 ndërsa mua thirrja më është dërguar në ora 09:05. Kam kontaktuar me policinë më tha që të shkoj në stacionin e tyre. Policia na akuzon neve se kemi vendosur disa tabela dhe grafitë që u panë më herët në qytetin e Tetovës, për momentin jam i informuar se vetëm unë jam i thirrur në polici”, theksoi Artan Etemi.

Në stacionin e policisë së Tetovës sot ishte edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami. Ai thotë se nëse do të vazhdojë ky presion do të dalë vetë dhe do të bëjë grafite në rrugët e Tetovës.StrugaLajm

“Paralajmëroj publikisht që nëse vazhdon ky presion ndaj aktivistëve të Lëvizjes Besa unë si kryetar, nga e Hëna do të bëj të njëjtat veprime dhe le të urdhërojnë të më burgosin. Të gjitha ato veprime tabela që janë vendosur për të identifikuar një grup kriminel, një grup të cilin supozohet se janë të kriminalizuar të korruptuar të cilët kanë keqpërdorur pozitat për këto 15 vite duke dëmtuar interesin e shqiptarëve”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.StrugaLajm

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se partitë opozitare duhet të ndalen me grafitet duke theksuar se besimi i popullit nuk fitohet në atë mënyrë.

In : Aktuale

Loading...
loading...