Veprimtari strugan Murat Lumani me dedikim për Daut Zeqirin: RA EDHE NJË MAL, U BË RREZE DRITE PËR TË TJERËT

Murat Lumani

RA EDHE NJË MAL, U BË RREZE DRITE PËR TË TJERËT
I mençur, i heshtur, i dashur me shokët. Guximtar dhe i palodhshëm aty ku e thirrte atdheu. I qetë, pa zhurmë, pranonte dhe i kryente detyrat duke rrezikuar gjithçka… Shtëpia e tij ishte strehë për shtabin e uck es ushtarët, për të plagosurit, për të gjithë ata që jepnin çdo gjë për kauzën kombëtare.Gjithmonë më thoshte: – “Ne jemi ushtarë dhe me vetëdije të plotë duhet të vetëvflijohemi në këto procese…Gjithnjë rrezatonte pozitivitet, sado që tradhtarët, hienat, lapangjozët, sahanlapirësit përpiqeshin ta pengonin. Pas çdo rënieje, ti ngriheshe më i fuqishëm. Ballëlart, i patrembur vazhdoje misionin tënd të lirisë. Sot, kur ti s’je në mesin tonë, armiqtë dhe tradhtarët heshtin, sepse vepra jote i tmerron. Ti je simbol i rezistencës, luftëtar i pamposhtur…Gjithmonë krenar me ushtarin e lirisë, me veprimtarin e pavdekshëm!

Lavdi Daut Zeqiri!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...