BLENDI PETROL
Aktuale

Versioni i policisë për vrasjen e 4 personave në Gllumovë

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi ka konfirmuar vrasjen tragjike në fshatinGllumovë të Shkupit.

Nga MPB thonë se, i dyshuari për vrasjen e trefishtë, ka kryer vetëvrasje pasi është ndjekur nga njësiti “Alfa”.

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi të panjohur është kryer vrasje ndaj tre personave (një person është vrarë në fshatin Gllumovë, ndërsa dy të tjerët janë vrarë në hyrje të fshatit Kondovë).

Pas tentimit për arrestim të personit të dyshuar për vrasjen e trefishtë nga ana e njësitit “Alfa”, i njëti ka kryer vetëvrasje. Vdekjen e kanë konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Hetimi është në vazhdë. Ndërsa sigurisht vrasësi është SH.S nga fshati Gllumovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button