Versioni zyrtar i policisë për vrasjen në Pohum të Strugës

Me datë   28.02.2019 rreth orës 19.00 në Stacionin Policor në Strugë  është denoncuar se të njëjtën ditë reth ores 18.00 në rrugën lokale Dellogozhdë –Pohum në vendin e quajtur  ,,Kodra Bum ,, U.V. (22) duke vozitur veturë të tipit ,, Golf,, me targa të Strugës është parakaluar me veturen  e tipit ,, Golf,, me targa të Shkupit e drejtuar nga V.B (46) nga fshati Pohum i Strugës në të cilën ka qenë edhe djali  tij Z.B. (23)

Sipas denoncimit V.B dhe Z.B kanë dalë nga automjeti   dhe me sëpata janë drejtuar në drejtim te U.V me te cilin prej me herët kanë pasur marrëdhenie te prishura dhe të papastruara .

U.V ka gjuajtur me shumëe plumba me çka i   ka qëlluar  Z.B dhe V.B,  dhe me tutje është larguar  nga vendi i ngjarjes dhe eshte vetëdorëzuar  në Stacionin e Policisë në Strugë .StrugaLajm

Të lenduarit nga vendi i ngjarjes  janë transportuar në Spitalin Qendror në Strugë nga udhëtare të rastit. Në Spitalin  Qendror në Strugë te Z.B është konstatuar vdekja , ndërsa V.B është ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm .

Me urdher të Prokurorit   Publik trupi i pajetë i të ndjerit është dhënë  për autopsi.StrugaLajm

Ndërrmirren masat dhe aktivitetet  për sqarimin e plotë të rastit.

Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër

Zyra për marëdhënie me publikun  

In : Aktuale

Loading...
loading...