Veseli: Nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit (Foto)

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë një ifta së bashku me prindërit e tij.

Ai ka thënë se, nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Prindërit tanë, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë. Nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit.StrugaLajm

Ne jemi mirënjohës për sakrificat e tyre, e kemi porosi prej tyre prandaj nuk do të ndalemi për këtë vend, të mbarën dhe të drejtën e tij!

Nga konaku i babës, uroj këdo që punon mbarë, Zoti ju ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti jua pranoftë!”, është shprehur Veseli.StrugaLajm

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka postuar një foto me prindin e tij, i cili i ka mbushur 82 vjet.

“Sot në Burojë festuam 82 vjetorin e lindjes së babait tonë, Haxhi Sinan Thaçi, që me aq përkushtim, sakrifica dhe dashuri na rriti, edukoi dhe orientoi në jetë, me dashurinë për atdheun.

Babait Haxhi i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për familjen tonë, dhe i shprehim urimet më të mira: shëndet, qetësi dhe pleqëri të mbarë.

Të paçim gjatë baba Haxhi!”, është shprehur presidenti. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...