Veteranët e arsimit shqip me reagim për zhvillimet në shkollën e qytetit

Kryesia e Shoqatës së Pensionistëve të arsimit në mbledhjen e mbajtur më dt 12.06.2024 vendosi të shpreh :

REAGIM

Ndaj sjelljes së papëlqyer të disa personave që e paraqitën para disa ditësh në lokalet e SH.F.K “Vëllezërit Milladinovci” , duke ndërhyrë në realizimin e programit të shkollës, respektivisht ditës së patronatit të shkollës dhe duke fyer drejtoreshën znj. Albana Zhuta. 

Ne jemi veteranë të arsimit . Vite të tëra pothuajse 40 vite kemi punuar në arsim, kemi mbajtur me krenari ditarin mësimor dhe kemi edukuar me qindra e qindra gjenerata , por kurrë nuk i kemi mësuar që nxënësit tanë të urrejnë të tjerët. Motoja jonë gjithnjë ka qënë të edukojmë dhe arsimojmë gjeneratat e reja në frymën e bashkëjetesës në vendin tonë , gjë për të cilën sjellja e disa personave për rastin e lartëpërmendur vërteton të kundërtën. Ne , si veteranë të arsimit kemi edukuar gjeneratat e reja në drejtim të jetës së lumtur dhe të barabartë ndërmjet njerëzve , gjë  e cila besojmë se kryhet edhe nga të tjerët . 

Nuk duam të ndërhymë dhe të përmendim thesarin e fjalëve fyese që sulmuesit kanë përdorur gjatë atij akti agresiv si dhe reagimet e shumta që erdhën pas asaj ndodhie, por lusim dhe jemi të mendimit se gjërat e këtilla çojnë ujë në pusin e dikujt tjetër dhe jo në bashkëjetesën e popujve të Strugës dhe rrethinës . StrugaLajm

Lusim dhe porosisim sulmuesit dhe të tjerët si ata të kenë kujdes për ruajtjen e marrëdhënieve ndërnjerëzore që janë kultivuar me sukses në Strugë dhe në rrethinë.

12.06.2024 Kryesia e Shoqatës së Pensionistëve

Strugë të Arsimit – Strugë 

In : Aktuale

Loading...
loading...