Vetingu edhe për policinë

Ministria e Punëve të Brendshme do të bëjë veting të tërësishëm (verifikim) të të punësuarve. Kanë filluar aktivitetet përgatitore, janë bërë analiza komparative dhe së shpejti pritet definim i kornizës juridike, e cila do të propozohet deri te Kuvendi.

Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencë shtypi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

“Presim që në bazë të rregullave dhe kritereve rreptësisht të konfirmuara të realizohet procesi i vetingut i çdo të punësuari në MPB. Kjo do të thotë që të ketë policë profesionistë, dekriminalizim, polici të departizuar, e cila do ta mbrojë interesin e qytetarëve, policë, të cilët profesionalisht dhe me përgjegjësi e ushtrojnë detyrën e tyre”, theksoi Spasovski.StrugaLajm

Shtoi se gjatë këtij procesi do të shihet se nëse nëpunësit policorë “janë nëpunës ose njëherit edhe biznesmenë ose janë të përfshirë në aktivitete të tjera kriminele” dhe theksoi se qëllimi para së gjithash është që të kthehet besimi i qytetarëve tek policia.

In : Aktuale

Loading...
loading...