Veturat më të mira për adoleshentë, në bazë të sigurisë dhe çmimit

Blerja e një veture të re apo të përdorur, kur është për një adoleshent pa përvojë në vozitje, bëhet shumë e vështirë dhe çështje që duhet menduar shumë gjatë, transmeton Telegrafi.

US News and World Report ka bërë një studim, për veturat më të mira për adoleshentë, në bazë të sigurisë dhe se sa kushtojnë, duke nxjerrë një listë me makinat më të përshtatshme, për kategori vozitësit. Volkswagen Jetta, është zgjidhur si makina me e mirë, që ka çmim duke filluar nga 18 mijë euro, derisa Honda HR-V SUV është makina më e mirë SUV për adoleshentë, që ka të njëjtin çmim.StrugaLajm

Kia Forte del të jetë makina më e mirë, në mesin e atyre që çmimin fillestar e kanë nga 22,500 euro, derisa modeli Soul nga e njëjta kompani, është më e pëlqyera në versionin SUV. Në mesin e veturave që kushtojnë nga 27 mijë euro, Toyota Camry dhe Hyundai Santa Fe, ndërsa ata që kanë të paguajnë nga 31 mijë e më shumë, iu rekomandohet Toyota Camry Hibrid dhe Toyota RAV4.StrugaLajm

Të gjitha këto vetura janë modele të vitit 2019, derisa sa i përket veturave të përdorura, janë disa të prodhuara nga 2015 e më vonë. Buick LaCrosse, Toyota Camry, Chevy Traverse, Toyota Prius dhe Hyundai Tucson, janë veturat e përdorura që rekomandohen për adoleshent, pasi nuk kushtojnë shumë dhe janë modele shumë të mira.


Loading...
loading...