Vetvritet aktori i serialit “O Sa Mirë” ?
Policia e Kosovës ka konfirmuar humbjen e jetës së një të riu në fshatin Goden të Gjakovës.
Gjithashtu sipas policisë nga hetimet e para dyshohet se rasti ka të bëjë me vetëvrasje përderisa në veturën e të ndjerit është gjetur edhe një armë, raporton Indeksonline.
“Sot rreth orës 07:50 kemi marrë informacionin nga një qytetarë për një trup të vdekur në fshatin ‘Goden’. Policia e rajonit të Gjakovës menjëherë është nisur për në vendin e ngjarjes bashkë me Ekipin e Emergjencës ku edhe është konfirmuar vdekja e personit në fjalë.Sipas hetimeve të para dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje të një personi rreth moshës 30 vjeçare. Trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore dhe është dërguar për obduksion. Pranë tij është gjetur edhe një armë, pra në veturën e viktimës”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.
Ndryshe më parë është raportuar se personi i vdekur është aktori i njohur i serialit kosovar ‘O sa mirë’, Art Kurti.