Mendoi të kalonte një pasdite ineteresante me të dashurën duke ndjekur një ndeshje live në stadium, por as që do ta mendonte se ajo pasdite do t’i shkaktonte atij ndoshta skandalin më të madh në jetën e tij.
Teksa po ndiqte ndeshjen e Ekuadorit, një futbolldashës vihet në qendër të vëmendjes dhe monitorëve teksa puth një gruan pranë tij, të cilën e ka mbështjellë me krah pranë vetes. Sapo burri vë re se kishte rënë në sy të kamerave, largon menjëherë krahun dhe përpiqet të mbajë distancë, një sjellje kjo që shtyu mbarë rrjetin të propozonte një tezë unanime: ai po tradhtonte, dhe këtë tashmë e mësoi gjithë bota.
Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur ka pranuar se ai ishte në një lidhje me partneren e tij dhe vajza që ai po puthte në stadium ishte një flirt i momentit.
Nuk e dimë se si do shkojë fati i ‘tradhtarit’, ama ai ka fituar një lum kritikash e ofendimesh në rrjete sociale, ndërsa sigurisht fjala e fundit i takon partneres së tij, nëse ajo do të vendosi ta fali apo do t’i japi fund lidhjes.