Vijnë në Dibër, flenë në Strugë!

Ngarkesa e madhe e hoteleve është për shkak të rritjes të interesit të turistëve nga vendi por edhe nga Evropa meqë gjatë sezonit veror ata vizitojnë banjat termominerale, bukuritë e qytetit, liqenin e Dibrës por banorë të qyteteve të ndryshme që udhëtojnë nga Shqipëria shpeshherë përcaktohen të flenë në Dibër

Vjollca SADIKUStrugaLajm

Dibër, 9 gusht – Viteve të fundit sidomos gjatë sezonit veror në Dibër është shumë rëndë turistët të gjejnë akomodim. Edhe pse në qytet dhe në periferi ka hotele, ata nuk mund të pranojnë të gjithë kërkesat për bujtje jo vetëm nga turistët por edhe nga mërgimtarët të këtij rajoni. Problemi është akut dhe nga biznesmen privat është tentuar që të ndërtohen hotele por të njëjtët janë me kapacitete të kufizuara. Pikërisht për këtë gjë shpeshherë takimet që realizojnë në Dibër dhe rajon shoqatat të ndryshme, turistë të ndryshëm dhe dashamirë që vizitojnë Dibrën janë të detyruar pas vizitës të Dibrës të udhëtojnë për në Strugë, Ohër dhe qytete të tjera për ta kaluar natën.

Hotelet në Banjat e Dibrës Capa në dy lokalitete banjare Banjisht dhe Kosovrast si dhe hoteli i kësaj ndërmarrje në Dibër gjatë sezonit veror janë të stërmbushura dhe rëndë mund të gjesh dhomë të lirë. Poashtu përplot janë edhe hotelet private Leon, Kolonja, Denis, Tuto, etj. Vende mund të gjenden vetëm nëse janë bërë rezervime paraprake. Një situatë e këtillë qartë tregon se Dibrës i duhen kapacitete të tjera hotelerike të cilat mund të funksionojnë pa probleme. Gjatë muajit të kaluar në Dibër u mbajt një takim i shoqatave qytetare edhe pse projekti ishte dy ditor fjetja e pjesëmarrësve u bë në një hotel të Strugës.StrugaLajm

Ngarkesa e madhe e hoteleve është për shkak të rritjes të interesit të turistëve nga vendi por edhe nga Evropa meqë gjatë sezonit veror ata vizitojnë banjat termominerale, bukuritë e qytetit, liqenin e Dibrës por banorë të qyteteve të ndryshme që udhëtojnë nga Shqipëria shpeshherë përcaktohen të flenë në Dibër. Një numër i madh i mërgimtarëve sidomos nga SHBA që vijnë në vendlindje e të cilët nuk kanë banesa apo shtëpitë e tyre, janë përcaktuar jo vetëm sivjet por edhe viteve të tjera të kalojnë pushimet duke u akomoduar në hotelet e qytetit. Pikërisht për këtë shkak është shumë rëndë të gjesh vende të lira në hotelet “Lion”, “Kolonja”, etj, meqë gjatë dy muajve të verës sidomos korriku dhe gushti kapacitetet janë përplot me mërgimtarë. Tani kur jemi edhe në valën e dasmave familjarët të cilët realizojnë dasmat kanë shqetësime të mëdha kur në dasmat e tyre janë të ftuar edhe miq nga qytete të tjera. Ndodh që pas dasmës në orët e vona akomodimin të miqve që kanë qenë në dasmë të u’a sigurojnë në Strugë apo në hotelet e Komunës Mavrovë Rostushë.

Këto ditë biseduam edhe me investitorë mërgimtarë dibran që jetojnë në shtete të jashtme. Ata duke parë këtë problem janë të interesuar të fillojnë ndërtimin e hoteleve. Dy nga bashkëbiseduesit tanë potencuan se shumë shpejt do të fillojnë kompletimin e dokumenteve për të ndërtuar hotele në bregun e Liqenit të Dibrës. Deri tani në këtë pjesë atraktive të Dibrës janë ndërtuar shumë objekte afariste dhe vila por jo edhe hotele. Ndoshta ndërtimi i hoteleve do të tejkaloj problemin dhe investitorëve do të u’a plotësoj hesapet financiare. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...