Vitet e rinisë i latë nëpër botë, u larguat , por gjuhën amtare pse e katandisët kështu?!

 

Vitet e rinisë i latë nëpër botë, u larguat për një jetë më të mirë, por gjuhën amtare pse e katandisët kështu?! 

Është e tmershme, problem i madh kombëtar…!

Futesh nëpër faqet e njerëzve me te afërt që kemi jasht, në faqet e miqëve nuk po lexojmë më një post shqip! Edhe urimet e ditëlindjeve në sa e sa gjuhë i bëni;flisni gjuhën e të tjerëve, më mirë se gjuhën tuaj, pa folur për fëmijët që nuk po u mësoni asnjë fjalë shqip, duke filluar nga njerëzit e familjës sime!

Mirë që fëmijët nuk i sjellin të njohin vendin e origjinës së nënës, sepse janë me baba italian e anglez, apo francez, po shqip o njerëz pse nuk ju mësoni?!

Shkojmë i takojmë andej dhe ndjejmë një dhimbje në shpirt, se nuk na kuptojnë asnjë fjalë dhe kur i perkdhelim!

Kjo situatë është për të qarë me lotë, për çfarë dhanë jetën rilindasit tanë, ku shkuan ato shkronja të arta, për të cilat ata luftuan?

Ku do shkojnë gjithë këto poezi qe ne po shkruajmë, për atdheun dhe gjuhën tonë amtare?!StrugaLajm

Kush do t’i lexoj, nëse ju harroni gjuhën tuaj dhe bashkë me gjuhën edhe atdheun tuaj!?

Më vjen shumë keq, vërtetë!

Zoti i bekoftë arbëreshët që e mbajtën të gjallë gjuhën e nënës me shekuj dhe të gjithë ato shqiptarë kudo ku ndodhën! Edhe pse vitet mallin per tokën ua shtuan, gjuhën e mbajtën të pa prekur në shpirtërat e tyre!

Është kaq e bukur gjuha jonë e flamuri ynë kombëtar, sa ne jemi kaq me fat qe i kemi !

Mos i harroni e mos i shpërfytyroni shkronjat e fjalët tona!

Anita Hoxha

In : Aktuale

Loading...
loading...