Viti i Ri, Ohri dhe Struga presin më shumë vizitorë të huaj

Çmime të ndryshme për pritjen e Vitit të Ri ofrojnë kapacitetet hotelierike dhe hotelet përgjatë Liqenit të Ohrit. Çmimet shkojnë nga 30 deri në 60 euro, në varësi të objektit. Përveç ushqimit në këtë çmim është përfshirë pije e pakufizuar, ndërsa në vende të tjera nuk është kështu. Sidoqoftë, në hotele kanë mbetur edhe shumë pak vende të lira. Ata janë rezervuar nga turistë të huaj që qëndrojnë dy apo tre ditë, ndërsa numri i mysafirëve vendas është shumë i vogël.

Deri në shtratin e fundit janë rezervuar, edhe atë një muaj para kohe. Kemi kërkesa nga mysafirët vendas, por agjencitë i kanë shitur shumicën e shtretërve. Ngjashëm është situata në  tërë bregun e Ohrit dhe Strugës. 10-15% të kapacitetit kanë mbetur paplotësuar, në disa hotele, por edhe ata mendojnë se deri në fund të muajit do të rezervohen- deklaroi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM-it.

Sipas sektorit të turizmit, më të shumtë do të jenë mysafirët nga Bullgaria, por do të ketë turistë edhe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Janë plotësuar kapacitetet edhe në akomodimin privat. Në Strugë pritet të vijnë edhe një pjesë e mërgimtarëve nga diaspora.StrugaLajm

Në Strugë sërish nuk do të ketë pritje të organizuar në terren të hapur, ndërsa në Ohër pavarësisht se do të ketë, programi ende nuk publikohet ndryshe nga qendrat turistike në fqinjësi, ku kjo bëhet disa muaj më herët, ndërsa agjencitë turistike, si oferta, gjithashtu i përfshijnë edhe programet e veta. Në Strugë edhe këtë 1 janar, në plazhin përballë Hotel Drinit do të organizohet një drekë tradicionale me mjellmat, ku mysafirët që qëndrojnë në qytet, do tu ofrohen specialitete lokale, verë e ngrohtë dhe raki.

SPO
In : Aktuale

Loading...
loading...