Vjedhje si në filma në Tetovë: Nën kërcënimin e armës së zjarrit vidhen para nga një postë e shpejtë

StrugaLajm

Më 21.08.2024, në orën 20:45, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A. Sh.(19) dhe H. Sh.(22), të dy nga Tetova. Ata dyshohen se rreth orës 20:20 para një objekti të një kompanie private – postë e shpejtë në Tetovë, me kërcënim me armë zjarri ndaj një punonjësi dhe një personi tjetër, nga automjeti që po ngarkonin kanë marrë tre zarfa me para dhe dokumente.
Gjatë arrestimit, tek H.Sh. është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Personat u mbajtën në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

In : Aktuale

Loading...
loading...