Vjen i nxehti afrikan në Maqedoni, temperaturat do të jenë deri 41 gradë

Përveç valës së nxehtë, e cila ka kushtëzuar temperaturat mesatare të ajrit për muajin qershor, Maqedonia e Veriut këtë javë do të mbërthehet edhe nga pluhuri  që vjen nga Saharaja. Meterelogët thonë se ajri nuk do të jetë i pastër, pasojë kjo e cila ndikon që të ketë temperatura më të larta se ato reale, deri në 40 gradë.

DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEREOLOGJIKE

“Deri të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë, e vende-vende do të arrijë deri në 40 gradë”StrugaLajm

Nga drejtoria thonë se pluhur pritët të ketë të martën dhe të mërkurën, ndërsa vala e të nxehtit e cila nuk dihet se sa do të zgjasë, vjen nga Algjeria, Tunizia dhe Libia në Afrikën Veriore. Temperatura në të gjithë vendin do të jetë deri mbi 30 gradë deri në 35 gradë, kurse në viset qendrore dhe juglindore, të martën dhe të mërkurën, do të shkojnë deri në 40 dhe 41 gradë.

Për këtë autoruitetet shëndetësore tashmë kanë paralajmëruar qytetarët të jenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjeve të tyre, veçanërisht nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

In : Aktuale

Loading...
loading...