Vjen kamioni i parë elektrik, mësoni detajet…

Tesla do të prezantojë komionin elektrik më 16 nëntor konfirmoi kompania ditën e martë përmes një e-mail-i dërguar për mediat. Kompania kishte planifikuar që kamioni të debutonte në fund të Tetorit sipas CEO-s Elon Musk por u shty për në Nëntor me arsyetimin e kompania kishte dedikuar resurset e saj prodhimit të baterive për Porto Rikon, vendin e prekur nga një uragan shkatërrues. Ndërsa Tesla vuante burimet e duhura, Daimler prezantoi kamionin e parë elektrik dy javë më parë dhe ka një rang prej 350 kilometrash. Ndryshe nga gjysëm-kamioni i Tesla, ai i Daimler është për transporte të tonazheve të larta. Sipas raportimeve kamioni Tesla do të ketë një rang mes 320 km deri në 482 km, raporton CIO. Elon Musk tha se kishte bashkëpunuar me kompani të logjistikës për dizajnin e kamionit në mënyrë që tu përshtatet më mirë nevojave të tyre. Krahas të qenurit një kamion elektrik, Tesla mund të integrojë edhe disa sisteme autonome.

Nikola has built a prototype truck, but is thus far releasing no photos.

StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...