Vjerra dhe djali mbanin “peng” nusen

Më datë 30.07.2024 në ora 17.15 në Gradec të Gostivarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria K.N.(54) nga Gradeci i Gostivarit e cila ka treguar sjellje agresive ndaj tyre deri sa po kryenin veprimet zyrtare. Gjegjësisht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga një vajzë 25-vjeçare nga Gostivari se K.N. dhe djali i saj F.N., me të cilin jetonte në bashkësi jashtëmartesore, nga data 28.07.2024 e kishin mbajtur në shtëpinë e tyre në fshatin Gradec, kundër dëshirës së saj, ajo është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe nuk i ka lejuar ta marrin vajzën nga shtëpia e tyre. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijoj parashtresë përkatës.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...