Vjosa Osmani: Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka cilësuar xhudisten kosovare, Distria Krasniqin, si stoike e luftarake.

Osmani tha se shkëlqimi i Distrisë, e lartësoi flamurin e Kosovës në majat më të larta.StrugaLajm

“Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo e ka falënderuar edhe trajnerin e ekipit të Kosovës në xhudo, Driton Kukën.

In : Aktuale

Loading...
loading...