VMRO DHE MICKOVSKI NË OFANZIVË ?!

Xhevdet Nasufi


Edhe euforia për ndryshim në Maqedoninë e Veriut(MV) kaloj me zgjedhjet, sikur edhe festa e Bajramit dhe po kthehemi në përditshmëri. Pikërisht në vigjilje të festës së Bajramit Biden zgjati edhe për një vjet, për shkak të tundjeve në Ballkan, emergjencën për rrezikun për sigurinë e SHBA, përfshirë si motivim edhe gjendjen në MV. Pra, shteti ku Aliu zhvilloj luftën e armatosur, sikur edhe paqen për afro një çerek shekull (?!) doli se është krcnim për sigurinë (të vehtes po se po) edhe të SHBA. Vetglorifikimin ballkanas jo pak shqiptarëve u ka shkaktuar dhimbje dhe dhunim. Pavarsisht, sikur vëmendshmëria në politikën disavjeçare shqiptare në MV të ishte në nivelin e duhur, vëndi nuk do ishte në krizë gjithpërfshirëse, por as LSDM nuk do të ishte në greminë, Gruevski në egzil, shqiptarët me valixhe në duar.
Të njejtin akrobim a munden shqiptarët ta bëjnë me Mickovskin?
Të gjithë faktorët e ditur apo të paditur nuk e stimulojnë këtë mundësi. Përkundrazi, përmbysja mund të ndodh në dëm të shqiptarëve, suprimati etnik maqedonas të rishtrihet si ideologji në formen e saj vullgare. Sinjal paralajmërues është vetë fakti se shqiptarët në qeverinë e re do të menaxhojn ministri dhe sektor publik më pak të rëndësishëm, por edhe Stoilkoviqi nga partia serbe do të menaxhoj si ministër raportet mes komuniteteve, në kundërshti me praktikat e gjertanishme dhe veprim i papërshtatshëm politik i mandatarit, marë në konsideratë lidhjee tij të ngushta me eksponentët kryesor të politikës në Beograd.
Në qeverisjen për më shumë se dy decenie BDI dhe Aliu leht u futen në bashkveprim me Gruevskin dhe Zaevin, ama jo për të ndihmuar shqiptarët,maqedonasit,shtetin, por për të forcuar pushtetin e tyre dhe për të ndihmuar partitë maqedonase, por edhe për të abuzuar me pronen publik. Në fakt, ky ishte ekulibrimi i rrejshëm shqiptar-maqedonas që më së shumti mbrojti sistemin e pandërtuar të barazisë ndëretnike.
Mu për këtë, sot në ndërtimin e qeverisë së re po qartsohen zhvillime që shtrojnë dilema dhe rrezatim antishqiptar . Ky riciklim i antidemokracisë dhe antibarazisë më së miri po vërehet në ndarjen jo proporcionale të dikastereve të qeverisë në dëm të shqiptarëve , por edhe në krcnimet se maqedonasit munden vetë të udhëheqin qeverinë. Konkretisht, pothujse asnjë dikaster klasik shtetror në strukturën e qeverisë nuk do të menaxhohet nga shqiptarët. Sigurisht, për dallim nga qeverisja shqiptare-maqedone në vitin 1998-2002, kjo qeveri e menaxhuar nga Mickovski nuk sinjalizon mundësi se në vendimarjet do të ketë demokraci konsensuale bietnike. Kjo duam ne të apo nuk duam ta pranojm, si kundërindikim do të reflektohet në pabarazi të shqiptarëve me maqedonasit.
Pse është ndryshe Mickovski
Së pari, Mickovski sikurse në fazën e zgjedhjeve, po shënon fitore të papritshme edhe në fazën paszgjedhore gjatë ndërtimi të qeverisë si mandatar. Prirjet nacionaliste të VMRO, të rritura pas legjitimitetit pothujse gjithmaqedonas, dalur nga zgjedhjet e fundit po përkrahen edhe nga Fronti Evropian. BDI po i përgjërohet VMRO-së për të hyrë në qeveri, i voton mu sikur i paftuari në dasëm aktet parlamentare edhe para se të konsolidohet qëndrimi shqiptar ndaj qeverisje në ardhje në njiqind ditët e para. Në fakt, veprimi i këtill i BDI dhe Aliut e deligjitimon fuqinë e shqiptarëve. Votimi i BDI Ligjin për qeverinë, i kalueshëm me shumicë të kualifikuar votash, nuk është konstruktivitet politik oponues, por flert “dashurie” e BDI ndaj VMRO për të zëvendësuar dashurinë me VLENI-n. Sjellja e këtill e BDI e rrënon kohezionin binacionale në qeverisje si barikadë e vetglorifikimit dhe nacionalizmit maqedonas. Kjo është edhe më e dëmshme , kur tani më është real konfrontimi VLEN dhe BDI që po çfaqet si garë e pashembull për pushtet, por garë se kush është më lojale ndaj VMRO-së .
Së dyti, Mickovski gjatë ndarjes së dikastereve ministrore u përkujdes që tërësinë e të qujturave ministri shtetrore (mbrojtjen,sigurinë,finansat, gjyqsorin, politiken e jashtme…) i rezervoj për maqedonasit. Vetvetiu kjo afishon porosinë e dyshimit dhe të urrejtjes: Pra, Mickovski prejudikon dhe paragjykon mosbesimin te shqiptarët, kundruell prejudikimit dhe paragjykimit se maqedonasit do ta arrin suksesin.
Svidave të mundshme të ndryshimit në Maqedoninë e Veriut në rrafshin etnik, VLEN mund ti përgjigjet vetëm me marëveshje xhentlemene me VMRO, mu sikur edhe PDSH me VMRO gjatë viteve 1998-2002 (autori ishte anëtar i qeverisë):Vendimarje në qeveri mbështetur në demokraci konsensuale, apo partneritetet të ekuilibruar ndëretnik. Pra, nëse partneriteti ndëretnik është real dhe i drejtë, edhe padrejtësia në ndarjen e dikastereve do të humb sensin e vet.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...