VMRO-DPMNE, emrat e mundshëm për bartës listash

VMRO-DPMNE-ja në Njësinë e parë zgjedhore do të garoj me ish kandidaten për president shteti, profesoreshën Gordana Siljanovska, mëson Alsat nga burime brenda partisë.

Në Njësinë e dytë zgjedhore sipas burimeve pritet të vendoset në mes Vllado Misajllovski dhe Rashella Mizrahi.

Ndërkohë që është bërë e ditur se në Njësinë e tretë zgjedhore listës do t’i prij Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie.StrugaLajm

Në njësinë e 4 zgjedhore listën e partisë më të madhe opozitare do ta kryesoj nënkryetari Aleksandër Nikollovski.StrugaLajm

Në njësinë e 5 zgjedhore pritet të vendoset në mes Igor Durllovskit dhe Sillvana Angellovska.

Ndërsa në Njësinë e 6 zgjedhore, VMRO-DPMNE-ja duhet të përcaktohet në mes Vllatko Gjorçevit dhe Dafina Stojanovskës.

In : Aktuale

Loading...
loading...