VMRO me reklam në gjuhën shqipe!

– Në mediat komerciale këto ditë mund të shohim reklama në gjuhën shqipe nga ana e partisë opozitare VMRO me sloganin ‘Gjithnjë punë, gjithnjë Maqedoni’ dhe numri rendor 13, transmeton Zhurnal.mk

Zëdhënësi i saj Ivo Kotevski ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që partia e tij të drejtohet me reklama në gjuhën shqipe nëpër kampanja zgjedhore sepse  nuk i ndanë votuesit në shqiptarë dhe maqedonas. Kotevski tha se duhet që të bëhet politikë e barabartë për të gjithë.

“Programi do jetë i publikuar në mediat që emitojnë program edhe në gjuhën shqipe”, tha ai duke thënë se tashmë do të përmirësohet klima politike pas debaklit që pësoi në ato parlamentare.StrugaLajm

Në një intervistë të dhënë më parë kryetari i VMRO Nikolla Gruevski deklaroi se disa media e kanë prezantuar VMRO në mënyrë më të keqe të mundëshme e madje si armik të shqiptarëve.StrugaLajm

“VMRO nuk ka qenë kundër përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera përfshirë dhe atë shqipe. LSDM dhe Zaev shkojnë në kartën që para zgjedhjeve lokale të ofrojë ligj që përparon përdorimin e gjuhëve, ai ligj është antikushtetues dhe do të bie në gjykatën kushtetutese dhe në këtë mënyrë ai do gënjejë shqiptarët”, ka thënë Gruevski.

In : Aktuale

Loading...
loading...