VMRO: Zaev e Filipçe të paaftë për menaxhim me pandeminë

Përmes një komunikate për media VMRO e Hristijan Mickoskit e akuzon Zoran Zaevin e LSDM-së dhe Mnistrin e Shëndetësisë Venko Filipçe për paaftësi të menaxhimit me epideminë nga e cila po shuhen dhjetëra jetëra çdo ditë.

“Për Zaevin dhe Filipçen në rend të parë janë tenderë, ndërsa për shëndetin e qytetarëve as që po mendojnë. Numri i të infektuarve nga coronvirusi drejt 10 mijë, ndërsa numri i të vdekruve drejt 500”, theksojnë nga VMRO.
Siç thonë nga kjo parti, në vend që të jenë pjesë e zgjidhjes, Zaev dhe Filipçe u shndërruan në problem. Në vend të zgjidhjes dhe krijimit të politikë shëndetësore, ata bëjnë politike. Maqedoninë e shndërruan në pikë të zezë në rajon e më gjërë. Nuk e dinë nëse është piku i parë apo i dytë. Nuk dinë të menaxhojnë me krizën e çorbën zionavirusit”, thuhet në kumtesën për media të VMRO-së, transmeton INA.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...