Vodhi makinën nga parkingu në Strugë

Një 29-vjeçar nga Shkupi do të përgjigjet për vjedhje të një automjeti, pasi në gusht hyri në një makinë të hapur dhe u largua nga një parking në Strugë, njoftoi policia.

“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (29) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e automjetit’. Më 21.08.2024, në një hapësirë parkimi në Strugë, i akuzuari mori një automjet të hapur ‘Lada Samara’, në pronësi të E.K. (25),” thonë nga MPB.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...