Vodhi qindra mijëra euro, pastruesja “milionere” rezulton me llogari bankare (DETAJE)

Detaje të reja janë bërë të njohura nga hetimi për pastruesen Rozeta Dobi, e cila bashkë me të birin vodhën mijëra euro nga banesa ku punonte si pastruese, shtëpi e cila rezultoi të ishte një ish-zyrtare e lartë në Kryeministri.

Mësohet se përveç shumave cash të gjetura në banesë si dhe mallrave të vjedhura, Rozeta Dobi rezulton të ketë llogari bankare. Bëhet me dije se nga hetimi gruas i janë gjetur disa llogari bankare në shumë të konsiderueshme që pritet të bëhen publike.

Kujtjmë se ditën e sotme Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi dolën para gjykatës, e cila vendosi arrest me burg për të dy.
U raportua se sipas dosjes së prokurorisë, Rozeta Dobi është shprehur se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj, Alda Klosi.

49-vjeçarja së bashku me të birin akuzohen se kanë vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Alda Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.StrugaLajm

Nngjarja ndodhi në “Rrugën e Kosovarëve”, në Tiranë, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldës. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje s eka deklaruar 49-vjeçarja.

In : Aktuale

Loading...
loading...