“Voska”, rezistoi dhe vazhdoi të mbetet “mjedisi” i shqiptarizmës në Ohër

Aziz Pollozhani

Me shkas :Nëntori
Nga libri: Rreze drite mbi qiellin e Ohrit
“TREKËNDËSHI I DRITËS DHE VARGJET MAGJEPSËSE NGA BRIGJET E “LIQERIT”
Zëmra e Liqerit
Dirgjet shpesh liqeri-i kaltër
E pushon në mes të ditës,
Sipër ti buçet prej fundesh
Pasqyrim’ i tij shëndritës.(LP)

Rastësia hyjnore e deshi që qyteti i Ohrit të ndodhet në mesin e Trekëndëshit të dritës të iluminizmit shqiptar. Ohri, gjeografikisht ndodhet në trekëndëshin historik për shqiptarët që bashkon Korçën, ku në 7 mars të vitit 1887 u hap Shkolla e Parë Shqipe, Manasirin ku vitin 1908 umbajt Kongresi i Alfabetit ku u definua alfabeti i unifikuar i gjuhës shqipe, dhe në cepin perëndimortë këtij trekëndëshi ndodhet Elbasani ku në vitin 1909 u hap Normalja e Elbasanit, çerdhja e parë e arsimit shqip që do të shpërndajë mësuesit e parë për të përhapur dritën në të gjitha trojet shiptare.Këtu dua të vë në pah një të dhënë që flet se për krijimin e kuadrove arsimore për Strugën, Shkupin dhe vende tjera të kësaj ane, bashkarisht janë angazhuar Nuri Sojliu , Zyhdi bej Ohria dhe Kolë Bojaxhiu i ati i Nënë Terezës, që morën pjesë në këtë ngjarje historike.
Këtij trekëndëshi, këtij fanari ndriçues të shqiptarëve, shkëlqimin ia shtoi margaritari i liqenit të Ohrit i cili përbënte trekëndëshin tjetër magjepsës që lidh Pogradecin, Strugën dhe Ohrin në të tre pikat e këtij “Liqeni të përallshëm” siç e quan Lasgushi i madh. E quajta “trekëndëshi magjepsës” duke u nisur nga ajo që ky trekëndësh i dha letërsisë dhe artit shqiptar. Nuk ka se si ta quash ndryshe këtë hapësirë mes këtyre tre pikave që përcaktojnë sipërfaqen e liqenit kur do të lexosh vargjet magjepsëse të shkruara nga Lasgush Poradeci në poezitë e tij emblematike:

Zëmra e Liqerit

Dirgjet shpesh liqeri-i kaltër
E pushon në mes të ditës,
Sipër ti buçet prej fundesh
Pasqyrim’ i tij shëndritës.StrugaLajm

Dhe në poezinë Poradeci
Duke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndnaumi…

Kontributi i atdhetarëve të shumtë që u mblodhën në këtë trekëndësh për të ndriçuar rrugën e shqiptarëve në shekullin e ri, poezia e Lasgush Poradecit, proza e Mitrush Kutelit, pikturat magjepsëse të Mijos dhe Konstantinit, publicistika e Dervish Himës dhe trashëgimia kulturore dhe atdhetare e përgjithshme shqiptare, padyshim që paraqesin një margaritar magjepsës të papërsëritshëm. E tillë vazhdoi të jetë edhe krijimtaria artistike letrare që u krijua edhe në këtë anë të brigjeve të liqenit gjatë shekullit të njëzetë e në vijimësi.
Pra meqenëse brenda këtyre dy “trekëndëshave” ngre shtat qyteti i bukur i Ohrit, ku zë vend edhe lagjja ime “Voska”, e cila me të gjitha ecejaket e saj, rezistoi dhe vazhdoi të mbetet “mjedisi” i shqiptarizmës së këtij nënqielli, që ndonëse aq afër, për një kohë e pati shumë larg trungun amë.

In : Aktuale

Loading...
loading...