Votat e Aleancës vendimtare për Qeverinë, tash edhe në këto momente, ja kush e thotë? 

“Ashtu si para dy viteve kur dy votat e Aleancës ishin vendimtare për formimin e Qeverisë aktuale dhe që përfundimisht ja shuan shpresat Gruevskit për të vazhduar me regjimin e tij,po ashtu edhe sonte dy votat e Aleancës janë vendimtare për ardhmërin e Maqedonisë nëse do të bëhet pjesë e NATO dhe EU ose do përfundoj si ,,plaçkë ruse”’, theksojnë burime partiake.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela para pak çastesh deklaroi për Tv21 se Aleanca do të mbështes nevojën për ndryshime kushtetuese.

Për të kaluar ndryshimet kushtetuese nevojiten 2/3 e votave ose 80 vota PRO ndryshimeve nga gjithsej 120 sa numron Kuvendi i R.M-së që sipas gjitha gjasave janë siguruar votat e nevojshme në marrveshje me VMRO por në këmbim të amnistimit të dhunuesve të 27 prillit 2017 kur u sulmua Kuvendi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...