Vox Struga:Pushteti lokal i Strugës i pangopur edhe në festa merr para për parkingje!

Deri tek VOX Struga kanë ardhur denoncime nga qytetarë të shumtë, të cilët ankohen se edhe sot ne ditë feste dhe ku gjitha institucionet dhe kompanitë e kanë ditë pushimi, veç në Strugë mund të shohësh punëtorë të Ndërmarrjes së Parkingjeve.
“Edhe sot na marrin para për parking në qendër të qytetit. Kjo është turp. Në Ohër sot nuk paguhet”- shprehet qytetari i shqetësuar për VOX Strugën.
Ndërkaq vetëm pak minuta larg Strugës, Komuna e Ohrit ka marrë vendim që gjatë ditës së sotme dhe nesër parkingjet në të gjitha zonat do të jenë pa pagesë. 
Në Gostivar përveç parkingjeve të zakonshme, janë hapur edhe hapësira tjera nëpër oborret e shkollave me qëllim që qytetarët e sidomos mërgimtarët të mos kenë probleme me parkimin dhe normalisht parkimin e kanë pa pagesë.
Ndërsa në Strugë ky problem siç duket nuk do të gjejë zgjidhje.StrugaLajm

Ditëve të fundit janë shtuar edhe ankesat e qytetarëve drejtuar Ndërmarrjes së Parkingjeve dhe pushtetit lokal sepse deri sot askush nuk ka dhënë raport se ku shkojnë paratë e mbledhura prej parkingjeve, duke shtuar këtu edhe faktin se për parkim nuk është dhënë kupon fiskal por veç ca bileta pa vulë dhe pa kurrfarë rregulli./VOX Struga/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...