Vox Struga:Ramiz Merko rehaton familjarët në Bordin e Ndërmarrjes!


Ndërmarrja e re e krijuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe që ndan Ndërmarrjen Proaqua në dy pjesë, po merr formë dhe pritet të fillojë me punë. Me këtë hap, lirohet nga obligimet e shumta dhe borxhet e mëdha që e pengojnë veprimtarinë e “Proaquas” dhe vetë pushtetit lokal në Strugë.
Ndërkohë që drejtuesi i kësaj ndërmarrjeje akoma nuk është zgjedhur, kanë filluar të formohen organet drejtuese të saj, si Këshilli Mbikqyrës apo ai Drejtues.


Ndërmarrja e re do të quhet Ndërmarrja Publike Sistemi i Kolektorit, ndërsa VOX Struga ka siguruar dokumentin zyrtar me emrat e anëtarëve të Këshillave të ndërmarrjes.
Në Këshillin Drejtues të kësaj ndërmarrjeje, mes tjerësh është caktuar edhe Nazmije Merko Zabzun, që është vajza e Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. 
Përveç vajzës së tij, në Këshillin Mbikqyrës është caktuar Visar Sela, kunati i Kryetarit të Bordit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.
Emërimi i personave të afërm të Ramiz Merkos nëpër Bordet e ndërmarrjeve publike ka qënë temë diskutimi edhe më herët, ku nga opozita shqiptare në Strugë, akuzonin se Merko ka rehatuar krejt familjarët dhe stafin e Universitetit të tij privat nëpër këto ndërmarrje dhe në administratën komunale. Opozita ka akuzuar për nepotizëm dhe pirvatizim të institucioneve publike, ndërsa akuza ka pasur edhe nga ish funksioner të BDI-së, të cilët ankohen se Merko nuk i përfill strukturat partiake, por veç interesat e ngushta familjare dhe biznesore./VOX Struga/StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...