Aktuale

Vrasja në Rashçe të Shkupit, ja pistat e dyshimta?!

Prokurori përgjegjës publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka kryer hetimet në fshatin Rahçe ku pasditen e djeshme është vrarë në njeri.
Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për hakmarrje lidhur me një vrasje që është kryer vite më parë. Por megjithatë kjo mbetet në pistën e burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht.

Një person i mosha e të cilit ishte rreth 65 vjet, është vrarë në hyrje të fshatit Rahçe të Shkupit.

Siç ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelevski, ekipet e MPB-së janë drejtuar te vendi i ngjarjes dhe kanë kryer hetime.

Sipas informatave të para nga hetimi, personi tashmë i ndjerë është privuar nga jeta me të shtëna nga armë zjarri.

Pas urdhërit të Prokurorit publik, trupi i personit të ndjerë është dorëzuar për obduksion. Janë dorëzuar urdhëresa për ekspertizë të të gjitha gjurmëve dhe fakteve materiale që janë vërejtur në vendngjarje.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button