Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot gjatë ditës në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit. Siç mëson SHENJA nga burime jozyrtare, një person rezulton i plagosur me gjashtë plumba në trup dhe i njejti është dërguar menjëherë në Qendrën Emregjente në Shkup.
Burime jozyrtare thanë për SHENJA se bëhet fjalë për një zënkë mes dy personave e cila më pas ka përfunduar me një të plagosur.
Ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga MPB, dhe ende nuk dihen shkaqet e incidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.