Vrau nusen e xhaxhait, nipi ‘dhihet’: Donim vetëm paratë, më falni se e kam frikë burgun

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i tre të rinjve, të cilët akuzohen për vrasjen e 50-vjeçares Drita Saliaj në fshatin Gjerbë të Mallakastrës.

Si fillim, nipi i burrit të viktimës dhe dy miqtë e tij, bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë,  kanë pranuar krimin në Polici.

Përveç kësaj, ata kanë rrëfyer edhe detaje, ku konkretisht është zbardhur deklarata e 16 vjeçarit Luis Saliajit.

Ai ka thënë para efektivëve se donte që të merrte vetëm paratë, por gruaja i ka njohur dhe aty doli situata jashtë kontrollit.

Më pas, ai lutet që ta falin pasi burgun e ka shumë frikë.

16-vjeçari rrëfeu:StrugaLajm

Ne donim vetëm të merrnim paratë se na duheshin por ajo më njohu dhe filloi të bërtiste. Ne u trembën se mund të na gjente Policia brenda duke vjedhur. Se kishim menduar që do të vrisnin. Na doli jashtë kontrollit situata. Ju lutem, më falni se e kam frikë burgun.

Përveç fjalëve, thuhet se nipi është parë me lot në sy kur është shoqëruar në Polici.

Vrasjen e gruas e kanë pranuar edhe dy shokët e tij, të cilët kanë zbuluar se ishte nipi i gruas ai që kishte informacione se ajo kishte para në shtëpi dhe se i kishte informuar në momentin kur shtëpia ishte pa njeri.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...