Vuçiç do të vaksinojë të gjithë Ballkanin, fton boshnjakët e maqedonasit

Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar Qeverisë serbe që të marrë një vendim për të lejuar vaksinimin në Serbi edhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave serbe kërkesa është bërë në formë orale dhe vendimi do të pasonte atë për liberalizimin e vaksinimit për shtetasit e Bosnjes dhe Hercegovinës, që ka hyrë në fuqi prej ditës së mërkurë.Reklame

“Ata mund të vaksinohen këtu falas, pa asnjë pagesë dhe të pajisen me një certifikatë vaksinimi, po ashtu si shtetasit e Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb thotë se vendi i tij ka sasi të bollshme vaksinash dhe se në 20 ditët e fundit janë vaksinuar rreth 650 mijë qytetarë.StrugaLajm

Serbia ka ftuar qytetarët e rajonit, përfshirë këtu edhe shqiptarët që të vaksinohen të paktën që prej muajit shkurt. Kjo lëvizje është interpretuar nga disa si turizëm me vaksina.

In : Aktuale

Loading...
loading...