Wizz Air anulon fluturimet nga pesë aeroporte

Avio kompania Wizz Air ka pezulluar përkohësisht gjashtë linja nga pesë tregje në ish-Jugosllavi, pasi po përballet me mungesën e stafit. Kompania u detyrua të anulojë qindra fluturime këtë verë, ndërsa në veçanti kanë qenë të goditura fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Hungaria. Ndër linjat që do të reduktohen janë ato nga Ohri, Prishtina, Tuzlla, Lubjana, dhe Beogradi. Fluturimet nga Ohri në Dortmund dhe anasjelltas janë anuluar deri më 2 shtator. Wizz Air pezullon edhe fluturimet e saja nga Dortmundi dhe Roma për në Prishtinë dhe shërbimet do të rikthehen përkatësisht më 2 shtator dhe 2 tetor. Janë anuluar edhe fluturimet nga Tuzlla për në Milano, të cilat sipas planeve aktuale duhet të rikthehen më 30 tetor me dy rotacione javore. Ndër fluturimet e anuluara janë edhe ato nga Belgjika në Ljubljanë deri më 4 shtator, duke e lënë “Brussels Airlines”, si kompaninë e vetme që fluturon midis Belgjikës dhe kryeqytetit slloven, edhe pse edhe kjo kompani po redukton shërbimet e saja për pasagjerët, për gjatë muajit korrikut me 22 fluturime në vend të 26 fluturimeve të planifikuara gjatë këtij muaji. Wizz Air ka pezulluar edhe shërbimet nga baza e saj në Beograd deri në qytetin e Danimarkës, Billund deri më 31 tetor, pas së cilës fluturimet do të operojnë tre herë në javë.

Ndryshime dhe anulime të mëtejshme mbeten të mundshme pasi linja ajrore lufton me mungesat e stafit dhe një numër të madh të ekuipazhit të kabinës që marrin pushim mjekësor për shkak të një vale të re të infeksioneve me koronavirus në të gjithë Evropën.

Wizz Air bëri të ditur se pasagjerët e prekur do të kontaktohen përmes postës elektronike, dhe do t’u ofrohet mundësia për të bërë sërish prenotime, ose për të marrë një rimbursim. Për të qenë në gjendje të shmangim anulimet dhe të sigurojmë një funksionim më të saktë për klientët tanë, ne kemi përmirësuar më tej shkathtësinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit tonë, duke përfshirë përshtatjen e orarit ku kemi parë më shumë shfaqje të problemeve, si për shembull problemet me shpërndarjen e sloteve, dhe kohën e kthimit. Me fjalë të tjera, slotet mund të shkaktojnë vonesa, duke marrë parasysh kapacitetet më të ulëta për zbritje të avionëve në raport me kërkesat, ku në radhë të parë shikohet siguria e pasagjerëve. Nga Wizz Air thonë se, në përgjithësi për periudhën e pikut të verës presin të reduktojnë përdorimin me 5 për qind shtesë kundrejt planit të përshkruar në rezultatet e vitit të plotë për të reduktuar ndikimin e çrregullimeve rrjedhëse të jashtme.StrugaLajm

Wizz Air, pas pezullimit të përkohshëm të gjashtë linjave nga ish-Jugosllavia, do të reduktojë gjithashtu frekuencat në një numër shërbimesh edhe në muajt korrik dhe gusht. Nga baza e saj në Shkup, linja ajrore po redukton operacionet drejt ë Bazelit, Këlnit, Geteborgut dhe Friedrichshafen, Nga Beogradi, do të shkurtohen frekuencat drejt Dortmund dhe Malme, ndërsa nga baza e saj në Sarajevë, Wizz Air po ul operimet në Këln dhe Kopenhagë. Nga Lubjana, frekuencat do të shkurtohen në Luton të Londrës, Banja Luka do të zvogëlojë Baselin dhe Malmon. Prishtina dhe Nishi do të kenë shkurtime në operacionet drejt Vjenës, ndërsa shërbimet midis Podgoricës dhe Romës po reduktohen gjithashtu. Bregdeti kroat do të ndikohet gjithashtu me shkurtime frekuencash nga Roma në Dubrovnik, si dhe nga Poznanj në Split. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...