Xha Brankoja tërhiqet nga posti i deputetit?

Ritmi i angazhimeve në Kuvendin e Maqedonisë si duket ka qenë i lartë për deputetin 76 vjeçar të BDI-së, Branko Manojlovskin dhe informacionet e fundit flasin se Manojloski pritet të tërhiqet nga posti i deputetit.

“Numri prej vetëm 62 votash i shumicës së re parlamentare në mënyrë indirekte kushtëzon që të gjithë deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët të jenë prezent në çdo mbledhje të kuvendit. Këtë ritëm nuk mund ta përballoj deputeti 76 vjeçar Manojlovski, prandaj pritet që në muajin gusht pas kthimit nga pushimet Xha Brankoja të tërhiqet nga posti i deputetit”, thonë burime të portalit “tetova1” në Bashkimin Demokratik për Intergrim.StrugaLajmStrugaLajm

Dhe nëse deputeti Branko Manojlovski tërhiqet nga posti i deputetit e 7 në listën e BDI-së për deputet në zgjedhjet e dhjetorit 2016 ishte Merita Mustafai.StrugaLajm

Kush është Merita Mustafai?
E lindur më 28.07.1980 në Tetovë.
Shkollën fillore e ka kryer në sh.f.”Kirili dhe Metodi” në Tetovë, kurse shkollën e mesme medicinale e ka kryer në SHMP”Nikolla Shtejn” në Tetovë.
Në vitin 2004 diplomoi në Fakultetin Teknik në Manastir – Drejtimi i komunikacionit rrugor dhe transportit.
Në vitin 2016 Magjistroi në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup – Drejtimi rrugor.
Në vitin 2004 fillon me punë në ShMTK “Mosha Pijade” si profesor i lëndëve të komunikacionit.
Prej vitit 2004-2013 punon si Instruktore për shofer pranë Auto Shkollës “UNO-1” Tetovë.
Në mars të vitit 2015 zgjidhet si anëtare e Këshillit Republikan për Sigurinë e Komunikacionit në Rrugë.
Në tetor të vitit 2015 angazhohet si asistente për lëndët e komunikacionit në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës – Drejtimi Inxhinieria e transportit – Komunikacionit.

In : Aktuale

Loading...
loading...