Xhaferi: Kuvendi do të shpërbëhet më 16 shkurt

Në vend të 12 shkurtit, Kuvendi do të shpërndahet më 16 shkurt, bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Në këtë përfundim kryepralamentari Xhaferi erdhi pas konsultimeve me KShZ-në, nga ku ka marrë përgjigje se për zbatimin e veprimtarive zgjedhore janë të nevojshme 55 ditë.

“Dita e fundit është 16 shkurtim nga ajo ditë i numëroni 55 ditë i keni, 17 shkurt deri më 11 prill, sepse 12 prilli nuk numërohet. Kështu që 55 ditë që i kërkon KShZ, rezultojnë shpërbërja e parlamentit më 16, shpallja më 16, që të fillojë afati nga 17 e tutje, 55 ditë.”,- theksoi kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.

Marrëveshjet për Ligjin e Prokurorisë, Xhaferi: Kam thirrur seancë plenareStrugaLajm

Kjo u jep mundësi shtesë deputetëve për miratimin e Ligjit të Prokurorisë, i cili është vënë në rend dite të seancës së 134. Sa i përket informatave se BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do ta përkrahin ligjin, sepse është version i ndryshëm nga ai për të cilin janë marrë vesh, Xhaferi tha se si kryetar i kuvendit nuk ka të drejtë të ndikojë në pjesën materiale të ligjit.StrugaLajm

“Se ku janë mospajtimet, duhet të sqarojnë partitë politike. Sipas kompetencave, unë nuk kam të drejtë procedurale të ndërhyj në pjesën materiale të propozimeve. Procedurat janë të tilla, nëse kam diçka gabim, lëshim, duhet të jetë propozuesi ai që duhet të heq dhe plotësojë propozimin me çështjet që janë kontestuese.”,- u shpreh kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.

Sipas Xhaferit, subjektet politike duhet t’i sqarojnë mospajtimet e tyre dhe brenda afatit të mundshëm të bëjnë korrektime. (Tvm2)

In : Aktuale

Loading...
loading...