Xhemail Çupi nuk kandidojë për kreun e Dibrës

INFORMIM PUBLIK

Të nderuar bashkëqytetar dhe ju miq, javëve të fundit për shkak të situatës së krijuar politike, zgjedhjes së ushtruesit të detyrës Kryetar i komunës së Dibrës dhe sfidës së muajve që pasojnë me shpalljes e zgjedhjeve të reja lokale bashk me ato presidenciale, është aktualizuar edhe çështja e kandidatëve potencial që do garojnë në këto zgjedhje shumë domethënëse për qytetin tonë.
Disa portale lokale por edhe një numër i konsiderueshëm miqësh dhe shokësh më kanë pyetur me të drejtë se a do rikandidohesha edhe një herë për këto zgjedhje, prandaj që të plotësoj kureshtjen e tyre por edhe të opinionit publik dhe subjekteve politike dëshiroj të shpreh para jush bindjen e thellë që e kam patur prej në zgjedhjet e fundit lokale:
NUK RIKANDIDOHEM PËR ZGJEDHJET LOKALE NË QYTETIN E DIBRËS!
Arsyet për këtë vendim jam totalisht personale dhe aspak partiake dhe uroj që të mos zhgënjej tërë ato njerëz që më votuan zgjedhjet e fundit për shkak të simpatisë ndaj personit tim, programit tim apo të subjektit që përfaqësoj.

Moskandidimi im nuk domethënë që Lëvizja Besa – dega e Dibrës nuk do kandidojë me personalitet tjetër, gjithsesi se PO, por kjo le të jetë suprizë që do ta ndigjoni prej vet atij. StrugaLajm

Me respektin më të madh, Xhemail Çupi.
Dibër, 5 janar 2019.

In : Aktuale

Loading...
loading...