Xhemi Hajredini, një poet dhe krijues vjen para struganëve me tre vepra

StrugaLajm

Në një atmosferë vërtet të vecantë dhe tejet artistike, sonte në “Poshka Teatër ” u promovuan tre vepra  nga autori dhe krijuesi strugan  Xhemi Hajredini, një personalitet që tashmë gëzon respekt jo vetëm në Strugë, por edhe më gjërë në hapësirën shqiptare.Librat e Xhemi Hajredinit, “Viti i Brishtë’’ dhe  ’’Fre Gjuhës Kur Fle Koka’’, të dyja në poezi dhe libri studimor ‘’Roli i Mediave në Diplomaci’’,morën kritika pozitive nga personalitete dhe njohës të letërsisë  që morën fjalën në këtë evenimet promovues.Fjala artistike e Xhemi Hajredinit është e fuqishme dhe e shpalosur me mjaftë talent në poezitë që lexohen me një frymë të cilat pasqyrojnë në mënyrë shembullore ,realitetin e kohës, në të cilën jetojm u tha në këtë përurim artistik .Gjithashtu, edhe libri ’ Roli i mediave në diplomaci’’ mori vlerësime pozitive si një studim serioz dhe i qëlluar. Ndërkohë, në fjalën e tij autori strugan falenderoi bashkëpuntorët dhe ata që e mbështetën në këtë rrugëtim duke premtuar qe edhe në të ardhmen do të sjell për lexuesin vepra të tjera.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...